Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një makinë ka përplasur këmbësorin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ku mjeti tip “Benz A Class” ka përplasur një burrë.
Në fotot e siguruar nga “BalkanWeb”, duket burri i shtrirë, me kokën e çarë dhe i gjakosur.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se ai nuk lëvizte dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.
Një grup njerëzish janë mbledhur për t’i ofruar ndihmë ndërkohë që pritet të vijë dhe ambulanca për t’i dhënë mjekimin e nevojshëm. Nuk bëhet ende e ditur gjëndja shëndetësore e të aksidentuarit.
No comments:
Post a Comment