Një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë pasi është goditur nga një automjet.
Rreth orës 15:15, në aksin rrugor Strum-Suk, në fshatin Suk, automjeti tip "Benz" me targa FR 4741 D me drejtues Nikolin S., 21 vjeç, ka goditur një fëmijë të mitur 3 vjeç i cili ishte duke kaluar rrugën, bëjnë me dije burime policore.
I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë.
Nikolin S., drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.
Policia njofton se “grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”.

No comments:
Post a Comment