Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

Ajo i tha “Po do martohem me ty", ai hidhet nga ura prej gëzimit dhe vdes

Propozimin për martesë, të gjithë mundohen ta realizojnë në mënyrë magjike e të paharrueshëm por për një çift në Japoni ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Një 32-vjeçar po udhëtonte me të dashurën në makinën e saj kur i ka kërkuar të ndalonte mes urës Irabu, që lidh ishujt e Miyako dhe Irabu.
Ai i tha asaj se donte të shihte nga afër urën dhe të shikonte pamjen, por më pas u ul në gjunjë dhe nxori unazën.
E sigurisht, ajo tha “Po” çka e lumturoi 32-vjeçarin pa masë, aq sa hipi në hekurat rrethues të urës duke hapur krahët në ajër në shenjë festimi.
Fatkeqësisht pak sekonda më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe ra nga ura, nga 100 metra lartësi.
Trupi i tij u gjet  7 orë më vonë i pa jetë dhe sipas policisë ai kishte qenë duke pirë përpara se të ndodhte tragjedia.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot