Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 16, 2017

A i dini këto për Librazhdin, do çuditeni

Bashkia e re e Librazhdit shtrihet në lindje të Shqipërisë, në një zonë me bimësi të pasur, hapësira të gjera pyjore dhe burime të shumta hidrike. Librazhdi u shpall qytet në vitin 1958 si një qendër e industrisë ushqimore dhe e shfrytëzimit të pyjeve. Në censusin e vitit 2001, qyteti i Librazhdit numëroi rreth 7 mijë banorë. Nga bashkia e re, pjesa më e madhe e popullsisë së kësaj bashkie jeton në zonat rurale.
Megjithëse ligjërisht janë të mbrojtura, pasuritë natyrore të Librazhdit kërcënohen vazhdimisht nga abuzimi dhe keqshfrytëzimi. Vetëm në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë janë dhënë 45 licenca hidrocentralesh të vegjël, që sipas ambientalistëve përbëjnë një kërcënim serioz për biodiversitetin e parkut.

Parku kombëtar Shebenik- Jabllanicë përbën një ndër pasuritë e rralla natyrore dhe me biodiversitet të larmishëm të bashkisë së Librazhdit, citon elbasaniplus.com Përveç këtij parku, treva numëron edhe 26 monumente të tjera natyrore, të listuara si të kategorisë së parë.
Paralelisht me resurset natyrore, zona e Librazhdit shquhet për folklorin e pasur, kostumet popullore të veçanta dhe zanatin e ndërtimit të shtëpive. Kjo zonë ka kultivuar gjithashtu mjeshtërinë e përpunimit të gurit dhe të drurit.
Megjithatë, vlerat etnografike mbeten të fshehura, pasi muzeu i vetëm i qytetit qëndron i mbyllur prej vitesh për shkak të amortizimit.
  

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot