Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

A e dini se çfarë ka ndodhur në vitin 1919 në Senatin Amerikan/ Këta janë shqiptarët që lanë me gojë hapur Amerikanët

  
Në 2 shtator 1919, një përfaqësi, me në krye mikun e madh të shqiptarëve, Çals. T. Erikson, Kostë Çekrezin dhe Kristo Dakon, të dy harvaristë, priten në Senatin Amerikan për t’u dëgjuar. Kjo ishte hera e parë që zëri i shqiptarëve të dëgjohej në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk ishte formuar një Komitet apostafat për çështjen shqiptare, ndaj ky i shtatorit të 1919 ka hyrë në histori si dëgjesa e shqiptarëve përpara Senatit Amerikan (Komitetit të Politikës së Jashtme).
Eriksoni ia kushtoi fjalën e tij paraqitjes së shqiptarëve ashtu siç i kishte njohur:

“Tek shqiptarët gjen virtyte të cilat do ishin të dëshirueshme për shumë popuj të përparuar. Propaganda sistematike i ka paraqitur ata si armiq të qytetërimit dhe plaçkitës, por kjo është një gënjeshtër... Ata janë inteligjentë, fisnikë, punëtorë, mikpritës... besnikë deri në vdekje. Të tillë popull kam njohur unë dhe jam krenar që sot po e përfaqësoj këtu”

I dyti foli Çekrezi përpara këtij Komiteti. Ai, si anëtar aktiv i federatës “Vatra” dhe anëtar i kolegjiumit të Universitetit Columbia në Neë York, ku jepte mesim , pas një përmbledhje të shkurtër të historisë së Shqipërisë, e drejtoi vëmendjen e senatorëve në çështjen e Shqipërisë së veriut dhe kryesisht tek Kosova. Jo pa qëllim “kishte hequr dorë” për të folur kundër pretendimeve greke mbi Shqipërinë e jugut, ndaj të cilës ishte në korrent të ngjarjeve çdo ditë dhe i njihte me detaje, por se, duke folur për Kosovën dhe veriun e Shqipërisë, përfshinin kështu tërë çështjen e Shqipërisë që ishte në rrezik të aneksimit prej fqinjëve.

Si një njeri i lirë dhe që besonte tek demokracia e votës, ai iu drejtua senatit me këto fjalë:
"Ne duam që e drejta e votës (plebescite) të përhapet në Shqipëri në maksimumin e fuqisë. Njerëzit të jenë të lirë të flasin për veten. Ne jemi gati të jetojmë me verdiktin e tyre pavarësisht nëse na favorizon ose jo në kauzën tonë. A mos po kërkojmë shumë? Ende Konferenca e Paqes nuk duket të jetë e gatshme të pranojë këtë të drejtë elementare të shqiptarëve... Por ne kemi frikë se diplomatët e mbledhur në Paris nuk janë të gatshëm të marrin asgjë seriozisht nga pretendimet tona, nëse ato nuk mbështeten nga një Fuqi e madhe. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk është e mbështetur nga asnjë fuqi e tillë. Kjo është arsyeja që ne e kemi pritur me kaq mirënjohje lajmin e mundësisë së dëgjimit përpara këtij komiteti, i cili në sytë tanë, duket i paanëshëm. Çfarë presim nga ju është të mbështesni të drejtën e votës (plebescite) në çdo territor shqiptar. Ne e dimë që Senati i Shteteve të Bashkuara, pjesë e të cilit është ky Komitet, ka dhe mund të përdori influencën e fuqishme morale për njohjen dhe aplikimin e vërtetë të parimit të votës (plebescite) në Shqipëri nga Konferenca e Paqes, e cila e ka marrë në konsideratë ekzistencën e Shqipërisë, vetëm atëherë kur është shtruar  pyetja për të kompensuar dhe ndarë tokat e saj midis shteteve fqinjë.
Zoti Kryetar dhe anëtarë të nderuar! Tre milionë njerëz shqiptarë e vlerësojnë lirinë mbi çdo gjë tjetër dhe kanë luftuar për të ndër shekuj. Tani i kanë sytë nga ju, si mundësinë e fundit, për t’i mundësuar atyre të ushtrojnë të drejtën elementare të vetë-shprehjes, që i takon qenieve humane.



 Image result for koste cekrezi

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot