Një zjarr i përmasave të mëdha po rrezikon banorët në periferi të qytetit të Librazhdit.
Prej disa orësh janë përfshirë nga flakët, fshatrat Semës dhe Arrëz që ndodhen pranë qytetit të Librazhdit.
Si pasojë e flakëve të mëdha bëhet e ditur se dhjetëra shtëpi po rrezikohen të digjen nga zjarri
Qytetarët të shqetësuar nga situata dhe gjendja kritike ku ndodhen po bëjnë thirrje për ndihmë urgjente.
Ndërkohë që për fikjen e zjarreve janë mobilizuar të gjithë banorët e fshatrave si dhe grupet e zjarrfikësve të Librazhdit
No comments:
Post a Comment