Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Zgjimi i trishtë i elbasanasve. Krasta “zhduket”.

Mëngjesi i sotëm ka qenë i trishtë për banorët e Elbasanit. Tymi i zjarrit që po digjte të vetmen mushkri të qytetit u përhap në të gjithë sipërfaqen e tij. Aroma e pishave të djegura të Krastës hyri në çdo shtëpi.
Për shkak të tymit të dendur Krasta ishte pothuajse e pamundur të shquhej nga distanca të largëta. Krasta sot në mëngjes ishte “zhdukur”

Zjarri i cili filloi që ditën e djeshme ka qenë i pamundur për t’u fikur nga zjarrëfikësit dhe vazhdon ta “shfarosë” atë edhe sot.
Thirrja e qytetarëve Elbasanas nga ana e bashkisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, duket se nuk ka rezultuar efikase.
Gjithashtu kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe myftinia Elbasan e cila

në faqen e saj zyrtare të facebookut u ka kërkuar edhe ajo ndihmën qytetarëve.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ditën e djeshme kanë bërë thirrje për mbjelljen e Krastës me fidanë të rinj. Një ripyllzim që u takon ta bëjnë vetëm qytetarët e Elbasanit, që Krasta të vazhdojë të jetë krenaria e këtij qyteti.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot