Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 8, 2017

Zbulohet arsyeja pse babai lushnjar rrahu djalin dhe tentoi ta vrasë me thikë

Zbulohet arsyeja se i moshuari në Lushnje rrahu të birin dhe tentoi që ta vrasë me thikë. Gjithçka ka ndodhur për shkak se Dervish Mezini, 74 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” të Lushnjes, nuk e toleronte më papunësinë e të birit.
Ai kërkonte që djali i tij A.Mezini 45 vjeç të gjente punë, pasi nuk e mbante dot më në shtëpi.
Por pavarësisht kërkesave të përsëritura të të atit, 45-vjeçari nuk ka mundur të gjejë punë.
Kjo ka bërë që 75-vjeçari të humbasë durimin dhe t’i kërkojë të largohet nga shtëpia. Por për shkak të rezistencës së bërë nga djali, i moshuari e ka rrahur dhe ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë duke tentuar ta vrasë.
Ka qenë ndërhyrja e familjarëve ajo që ka parandaluar ngjarjen e rëndë, duke sinjalizuar policinë.
Gjithçka u shënua në orët e vona të së dielës mbrëma, pak para mesnate.
Dervish Mezini, 74 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” të Lushnjes, u arrestua në kushtet e flagrancës, i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka kanosur me një thikë në fyt, djalin e tij, A.Mezini, 45 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, të moshuarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot