Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Zbardhet shkaku - Ujërat e zeza përfundojnë në det, plazhi i Sarandës braktiset

Plazhi i Sarandës, në afërsi të Kanalit të Cukës është ndotur nga ujërat e zeza. Shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni. Për pasojë plazhi është braktisur nga pushuesit, ndërsa ndërhyrja e Bashkisë për riparimin e tubacionit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Pushuesit në Sarandë kanë braktisur këtë të hënë plazhin si pasojë e ndotjes nga ujërat e zeza. Shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni në afërsi të Kanalit të Cukës rreth mesditës.
Po në njësitë e ndërrmarjes së ujësjellës kanalizimeve në Bashkinë e Sarandës kanë nisur punën për riparimin e tubacionit dhe normalizimin e situatës.
Rezulton se shkak për shpërthimin e ujërave të zeza është bërë cilësia e dobët e tubacioneve, ndërsa në zonën e ndotur të plazhit aktualisht nuk janë paraqitur përfaqësues të Instituacineve të shëndetësisë apo mjedisit për të monitoruar situatën nga afër.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot