Proçedohet penalisht në
gjëndje të lirë një shtetas i dyshuar si autor i zjarrit në fshatin
Xhyrë.
Specialistët për
Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd, referuan materialet në Prokurori
për proçedim penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit H.F., 64 vjeç
banues në fshatin Xhyrë.
Ky shtetas, dyshohet të
jetë autor i zjarrit të ndodhur më datë 16.08.2017 në fshatin Xhyrë, pasi në
gjëndje të dehur dyshohet ti ketë vënë zjarrin një sipërfaqe pyjore ku janë
djegur rreth 20 m2 shkurre dhe ferra.
Materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale
“Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

No comments:
Post a Comment