Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në qytetin e Peqinit.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë autori i dyshuar i shkaktimit të aksidentit, Gentjan Shoti, 22 vjeç banues në fshatin Përparim, Peqin.
Arrestimi i tij erdhi pasi në fshatin Palaj duke drejtuar mjetin tip “Benz ”, me targa AA 257 BU, ka aksidentuar 42 vjeçarin I.T., i cili udhëtonte me biçikletë.
Menjëherë pas përplasjes, i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital në iranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore,
No comments:
Post a Comment