Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, August 21, 2017

U dënua me burgim të përjetshëm, Frroku ankohet në Kushtetuese (Video)

Arben Frroku nuk dorëzohet. Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm të tij, 49-vjeçari i është drejtuar një tjetër gjykate, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat kushtetuese.

Një burim i tha Top Channel se, përmes avokatëve në Shqipëri, Frroku ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkon rigjykim.
Duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Arben Frrokut, e pikërisht ky verdikt është bërë shkak që mbrojtja të hedhë sytë nga Kushtetuesja.
Një burim pranë kësaj gjykate pohoi se, avokatët argumentojnë si shkelje faktin se të njëjtët gjyqtarë që lanë në fuqi dënimin e përjetshëm, në fakt kanë shqyrtuar më herët edhe masën e sigurimit personal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot