Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Tiranë - Aksioni ndaj karburanteve, bllokohen 15 nga 24 subjekte të kontrolluara

Bashkia e Tiranës vijon me aksionin për bllokimin e subjekteve karburante që nuk janë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kanë paguar taksat vendore gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Nga 24 subjektet e kontrolluara brenda një dite, janë bllokuar 15 subjekte, ndërsa 7 karburante janë zhbllokuar pasi shlyen detyrimet.
Nga 24 subjekte karburante të inspektuara në 24 orët e fundit, Bashkia e Tiranës ka bllokuar 15 prej tyre për shkak të mos pajisjes me licencë dhe dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.
Policia bashkiake, Drejtoria e Tatim-Taksave vendore dhe ajo e licencimit raportojnë se aksioni i fundit është kryer në zonat Komuna e Parisit, zona e ish-Bllokut dhe rruga e Durrësit.
7 subjektet që aplikuan dhe shlyen detyrimet janë zhbllokuar. Gjatë këtyre ditëve të aksionit 27 njësi tregtare kanë paguar të gjitha detyrimet.
Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës në territorin e kryeqytetit ushtrojnë aktivitetin e tyre 173 subjekte.
Aksioni ka për qëllim formalizimin e tyre dhe mbledhjen e të gjithë detyrimeve vendore.
Sipas Bashkisë së Tiranës detyrimet e mbledhura do të shkojnë për investime në institucione të arsimit dhe çerdhe e kopshte.
Aksioni ndaj karburanteve
Janë inspektuar 24 subjekte
Kanë bllokuar 15 njësi
Janë zhbllokuar 7 njësi
Aplikuan 24 njësi

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot