Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, August 14, 2017

Terrorizohet një grua në Peqini, nipi i ish-burrit dhe një tjetër e kërcënojnë me armë dhe e rrahin

Terror i vërtetë për një grua në Peqin, të cilës i kanë hyrë në banesë dy persona të armatosur, të cilët e kanë kanosur me armë dhe e kanë rrahur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së lënë pas, pak pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, ku si i dyshuar për ngjarjen është nipi i ish-burrit të saj.
Policia e qytetit  thotë se rreth orës 01:30, është njoftuar se në një banesë në fshatin Brataj, ka të shtëna me armë zjarri.
Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se është qëlluar me armë në banesën e shtetasit Sh.S., dhe F.S.
Autorët e dyshuar, kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar më armë në pjesën e brendshme të banesës, në korridor, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të zonjës së shtëpisë, dhe më pas janë larguar menjëherë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ish- bashkëshortët Sh.S., dhe F.S., të cilët janë ndarë ligjërisht, kanë konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për çështje pronësie.
Dyshohet se dy shtetasit kanë hyrë në banesë, për të kanosur me armë shtetasen F.S., ku kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj saj, si një formë kërcënimi për tu larguar nga banesa e ish bashkëshortit të saj.
Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve që policia nisi për identifikimin dhe kapjen e autorëve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i njërit prej tyre, Ervis Karçanaj, 24 vjeç, banues në Velsh,Vlorë.
Karçanaj rezulton të jetë nip i burrit të së dhunuarës, ku së bashku me autorin tjetër ende të paidentifikuar nga policia, kanë hyrë në banesë dhe kanë kanosur shtetasen F.S..
Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.
Foto ilustruese

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot