Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Sopoti i Librazhdit surprizon me trajnerin e ri, ja kush është

 
Sopoti i Librazhdit surprizon me trajnerin e ri. Pak ditë më parë është emëruar trajneri i ekipit të futbollit. Ndryshe nga herët e tjera ku janë preferuar trajnerë me emër, këtë radhë Sopoti i është besuar 25 vjeçarit Klajdi Kënga.

Trajneri i ri i Librazhdit, mban liçencën B të UEFA-s, të cilën e ka mbrojtur me rezultate të larta. Klajdi Kënga, më herët ka qenë edhe futbollist i ekipit të Sopotit, ndërsa dy vitet e fundit ka qenë trajner i ekipeve të moshave. Natyrisht besimi i drejtimit të ekipit të parë të Sopotit është një sfidë për 25 vjeçarin i cili ka mbaruar studimet e larta për edukim fizik

. Këtë vit Sopoti do të luajë në kategorinë e 2, ku ndryshe nga vitet e kaluara futbollistët do të jenë të gjithë nga Librazhdi. Projekti i Trajnerit më të ri në Shqipëri është ambicioz po aq sa dhe i guzimshëm. Trajneri i ri i Sopotit Klajdi Kënga do të ketë si ndihmës trajner një nga futbollistët që ka dhënë shumë për Sopotin ndër vite Besnik Çota.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot