Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Skënderbeu nuk ndalet, eliminon edhe çekët e Mlada Boleslav. Shehi pret dy penallti

Skuadra e Skënderbeut është kualifikuar për në fazën play-off pasi arriti të mposhtë çekët e Mlada Boleslav falë 11-metërshave.
Koha e rregullt e ndeshjes e luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 2-1 për korçaret, ku me të njëjtin rezultat kishin fituar një javë më parë në shtëpi edhe çekët.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të miqve.
Skënderbeu ka reaguar mirë në pjesën e dytë duke shënuar dy golla me anë të Sabien Lilaj dhe Sebino Plakut.
Fati i penalltive i ka buzëqeshur korçareve të cilët triumfuan 4-2, falë pritjeve të portierit Orges Shehi.
Nesër në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën play-off, ku edhe do të përcaktohet se me kë do të luajë Skënderbeu

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot