Na ndodh shpesh që në mëngjes një mjegull e madhe
reje me një erë të keqe na zë hundët, nuk është ndonjë faktor natyrorë por janë
djegiet e plerave të qytetit.
Për çdo bashki të rretheve nëpër Shqipëri përbën
problem fakti se ku do të digjen këto plera? Siç duket edhe nga video si dhe
fotot e mëposhtëme për kryetaren e bashkisë Prrenjas Miranda Rira nuk është
problem, zgjidhja është gjetur.
Të gjithë plerat e qytetit të Prrenjasit do të
digjen në pyll, pa marrë parasyesh efektet anësore të saj. Ditën e djeshme pikërishtë
në vendgrumbullin e plerave, në zonën e quajtur “Gurore” në Prrenjas zjarri është
përhapur kudo në pyll duke rrezikuar kështu edhe banorët aty afër që jetojnë.
Të gjithë banorët e alarmuar janë mbledhur të gjithë
për të shuar zjarrin për mos u berë më serioz edhe kërcenues për banesat e tyre.
Ata u munduan ta kontrollonin zjarrin përpara se zjarrfiksja të vinte. Ja si
shprehet një banorë në atë zonë: “Është
çmenduri të djegësh plerat në mes të pyllit, me çfarë mendje djeg plerat këtu në
një zontë të populluar. Vjen era qen ke frikë të dalësh nga shtëpia të marrësh
ajër… E fikëm vetë se të ishtë për shtetin tonë do kishim marrë fund”.
Sipas banorvë duhet të gjetur një vend tjetër i përshtaçëm
për djegien e plerave, sepse në këtë mënyrë rrezikohet pylli, kafshët e pyllit si dhe shtëpië e banorve që jetojnë aty.

No comments:
Post a Comment