Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Situata me zjarret në vend, Bushati i kërkon ndihmë Greqisë

Situata e rënduar për shkak të zjarreve në vend ka bërë që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati t’i telefonojë për ndihmë homologut grek Nikos Kotzias.
Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Bushati ka siguruar mbështetje nga homologu grek dhe dy avionë do nisen nga Korfuzi për të ndihmuar njësitë shqiptare që po luftojnë me flakët. 
Situata më problematike nga zjarret paraqitet në Dukat të Vlorës dhe Krastë të Elbasanit. Në këtë të fundit, për të vënë nën kontroll situatën janë nisur edhe zjarrfikësit nga Lushnja.
Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë Kodër Krastën, në Elbasan, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ndërsa vazhdon ende të jetë aktiv.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pyllin, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë të gjithë natës dhe ditën e sotme.
Temperaturat e larta e kanë bërë të vështirë izolimin e flakëve dhe situata vazhdon të jetë emergjente. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot