Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 26, 2017

‘Shqiptarët po ikin nga vendi’, Basha: Fajin e ka Rama

‘Shqiptarët po ikin nga vendi’, Basha: Fajin e ka Rama Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme lidhur me arsyet se përse shqiptarët gjithnjë e më shumë po braktisin Shqipërinë.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se arsyeja kryesore se përse shqiptarët po largohen nga vendi është mungesa e mundësive dhe shpresës për një jetë më të mirë.
Për Bashën, fajin kryesor e ka kryeministri Edi Rama, i cili ka ‘veshur’ krimin me pushtet dhe ka mbushur Shqipërinë me drogë.
“Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë. 
Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.
Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët.
Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.
Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojme qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë.”, -shkruan Basha në profilin e tij në Facebook. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot