Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, August 23, 2017

Shqipëri kaurkë, apo e mëvetëshme, kjo ishte çështja!

  
 Një pjesë e konsiderueshme e Intelektualëve të prag viteve 1900, sipas shtypit të kohës, “kanë dëshëruar një Shqipërië kaurkë dhe të trazuar me fqinjët e krishterë që kanë më të afërt...”por pjesa më e madhe ka synuar një Shqipëri të mëvetëshme. Ja si shkruante Jani P.Vruho në gazetën “Atdheu”, Kostancë,

Vjeshtë e tretë 1912 në faqen 1 dhe 2. “Populli shqiptar pret shpëtimin nga vet’ e ti e nuk nga ngjetkë. Ç’fitoi Shqipëria prej Turqisë? Ja ç’fitoi: Humbi zakonet e paçmuara të motëshme, u prish e u çpërla karakteri i burrërinjtë, afroi të humbasë gjuhën e vyer, çartën besën midis syresh Populli u ç’atdhesua, u varfërua, u firas e u shua shumica e Popullit, ngatëresa të pashëmbëlla shoq me shoq e vlla me vlla, mjerim, skamje, babë-zi, dëshpërimi e pa qetësia më ç’do kënd e ndë ç’do cep; edhe më në fund (Turqia- Bukëthatë.ga) e plasi dhe e la ndë për këmbët e pëgëra të Malazesvet, Sërbëvet, Grekërvet, Bullgarëvet!!

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot