Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 13, 2017

Shkolla e djeshme dhe nxënësit e sotëm.


Dje
Në kreun e këtij shkrimi, menduan të sjellim për lexuesin e portalit “ Bukë Thatë” sentencën lajmore të mëposhtme të shkëputur nga gazeta “Besa”, 18.5.1932.
“Këshilla disiplinore e Liceut të këtushëm Korçë, përjashtoi nga shkolla për një vit shkollor dy nxënës mbasi këta u kapnë duke luajtur letra në kafene, gjë kjo që është kundra rregullores dhe qarkoreve të Ministrisë së Arsimit”.
Gazeta “Besa”, 18.5 1932

…dhe sot
Video skandaloze/ Nxënësit tallin mësuesin me një fjalor tejet të papërshtatshëm për t’u cituar në shtyp!?

Ky titull i fortë në rrjetsociale të godet kuriozitetin për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarje. 
Nga materiali 37 sekondash  meson se si nxënës ( të arsimit 9-vjeçar mbase),  venë  në lojë mësuesin e tyre.  Komentuesit, fatkeqësisht moshatarët e tyre, vazhdonin të shenjestronin pamëshirshëm  mësuesin e kryqëzuar.

Çfarë qejfi! Në klasë sot ka nxënës që mund të bëjnë gjithçka; të luajnë e te flasin në telefon, disa të këmbejne cigare me njëri- tjetrin dhe në pushim të orëve mund ta këmbejnë atë edhe me mësuesit, mund të hyjnë e të dalin në shkollë kur të duan, dhe ndonjëherë t’i  lidhin mësuesit, mbi deren e klasës, për t’ia hedhur mbi kokë kovën e plehrave siç ka ndodhur pak kohë më pare në një shkollë të Sarandës
.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot