Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 8, 2017

Sherr mes kushërinjve në Devoll, dy të arrestuar

Një sherr i nisur mes dy të rinjve në Devoll, kushërinj me njeri tjetrin, ka përfshirë dhe familjarët e tyre.
Paris Shoshari, 26 vjeç është konfliktuar fizikisht me djalin e xhaxhait të tij, Andon Shosharin, 19 vjeç.
Duke dhënë detaje nga ngjarja policia thotë se ka arrestuar dy të rinjtë, ndërsa ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj I.Shoshari, 23 vjeç vëllai i Parisit dhe E.Shoshari 43 vjeç, babai i Andonit të gjithë banues në Bilisht.
Pasditen e djeshme në banesën e E.Shosharit dyshohet se të arrestuarit dhe të vënët nën hetim, pas një konflikti për motive te dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit duke u goditur me sende të forta.
Kjo bëri që të arrestohen dy të rinjtë nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe të hetohen në gjendje të lirë dhe dy familjarët e tyre.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot