Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Sezoni turistik, këto janë masat që ka marrë policia për vjedhjet dhe aksidentet

Shefi i Sektorit për Rendin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, është shprehur se policia ka hartuar një program masash për sezonin turistik që në muajin shkurt.

Ai u shpreh se në Shqipëri, duke nisur nga muaji qershor deri në ditën e sotme, kanë hyrë e dalë 6 milionë shtetas, shkruan BalkanWeb.
Dervishaj shtoi se policia po punon me kapacitetet e plota për mbarëvajtjen e sezonit veror, si nga ana e sigurisë rrugore por edhe atë të pushuesve.
“Janë mbi 6 milionë shtetas që kanë hyrë dhe dalë nga territori i Shqipërisë në muajt e sezonit turistik. Është një punë kolosale në menaxhimin e trafikut rrugor, menaxhimin e zonave turistike ku drejtohen këta pushues, mbajtja në kontroll e akseve rrugore. Nga ana e policisë është programuar që në muajin shkurt për masat për sezonin veror. 
Policia po kryen detyrat me përgjegjësi të lartë, ka pasur disa episode në jug të vendit. Policia kriminale dhe ata të ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në kohë, për autorët e vjedhjeve, apo dhe sherreve të ndryshme që mund të kenë ndodhur. Shumë shpejt do të jemi edhe në zbulim të të gjitha rasteve.
Mund të jenë vjedhur banesa, portofole apo sende në automjetet e pushuesve, por policia po i vlerëson si duhet për të bërë punën e saj. Edhe në rrugë policia është gjatë gjithë kohës vigjilente, me çdo 100 metra në rrugë ndodhet polic, si dhe policë që patrullojnë me motorrë apo makina,” tha Dervishaj. Sezoni turistik, këto janë masat që ka marrë policia për vjedhjet dhe aksidentet

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot