Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 8, 2017

Rishfaqet antraksi, 3 persona të shtruar në spitalin e Elbasanit

Rishfaqet në Elbasan sëmundja e antraksit, apo plasjes siç njihet ndryshe. Në spitalin rajonal të këtij qyteti janë paraqitur tri raste pas konsumimit të mishit të bagëtive. Antraksi është një sëmundje e sektorit veterinar, por transmetimi i sëmundjes nga kafsha tek njeriu përbën një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit. Në një vit ne vendin tonë 30-40 persona preken nga Antraksi. Transmetimi i antraksit tek njerëzit ndodh kur konsumohet mishi i kafshëve të sëmura me antraks. Kjo sëmundje ende edhe sot, në vendet me rritje ekstensive të dhenve, dhive, gjedhëve si dhe ku masat e luftimit dhe të profilaksis nuk janë në nivelin e duhur, është përgjegjëse për humbje të rëndësishme në kafshë dhe një kërcënim serioz i vazhdueshëm për njerëzit.
Forma e lekurës është forma më e shpeshtë. Periudha e inkubacionit është nga 9 orë deri në dy javë. Në ditën e 2-3 shfaqet në vëndin e hyrjes një zonë e skuqur me madhësinë e një 5 lekëshe, në të cilën zhvillohet dhe një papulë e vogël. Tipike për plasjen është që në qendrën e nyjës (papulës) formohet një nekroze me ngjyrë blu në të zezë e cila pak nga pak zgjerohet, Përreth saj zhvillohet një skuqje e cila me kalimin e kohës bëhet më e fortë dhe shoqërohet me enjtje. Në vëndin e infektimit shfaqen gjithashtu dhe disa vezikula të vogla të vecanta, ku brenda tyre ato përmbajnë një lëng sero-hemoragjik. Pas 1-3 ditë karbunkula e plasjes formohet plotësisht, ajo nuk ka dhimbje. Gjëndrat limfatike regjinale janë të zmadhuara, si dhe krahas ethes, dhimbjes kokës dhe të kyceve është e zakonshme dhe një pamjaftueshmëri e qarkullimit të gjakut, dhe edemë extensive të cilat më pas pasohen me shokun dhe vdekjen.
Forma e mushkërive. Periudha e inkubacionit zgjat nga 1–5 ditë, ku shfaqet një stad prodromal me temperaturë të lehtë, dobësi e përgjithëshme, kollë e thatë,dhimbje retrosternale si dhe myalgi. Në rastet e formës akute dhe hyperakute së bashku me temperaturën e lartë, zhvillohet dispne, cianozë, dizorientim me koma dhe vdekje. Shanset e shërimit janë të pakta, Vdekja vjen pas 3 ditësh pas fillimit të stadit akut si dhe 24 orë pas fazës hyperakute. Ka dy forma klinike të plasjes gastrointestinal të cilat varen nga rrugët e marrjes së bacilit me ushqim ose me ujë. Këto janë, plasja intestinale dhe ajo oropharyngeale.
Forma intestinale e plasjes është nga format më të rralla të saj tek njeriu, Periudha e inkubacionit është nga 2–5 ditë. Klinikisht ajo shfaqet me temperaturë, me dhimbje të fuqishme barku si dhe me diare profuse me gjak. Njësoj, si tek karbunkulat e lekurës dhe në jejunum ose në mukozën e stomakut lokalizohen lezione që kanë tendencë për çarje, kështu që vdekja vjen kryesisht brenda javës së pare, pasi kanë filluar shenjat e sëmundjes. Forma orofaryngeale shoqërohet me dhimbje fyti, disfagi, ethe, lymfoadenit regjional në zonën e qafës dhe toksiemi. Me gjithë trajtimin, mortaliteti është rreth 50 %

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot