Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 29, 2017

Rama: S’besoj se Meta nuk do e dekretoj qeverinë. LSI, opozitë nga halli

Kryeministri Edi Rama, mendon se kabineti i tij qeveritar nuk do të ketë probleme me dekretimin nga Presidenti Ilir Meta, duke thënë se tashmë e sheh më ndryshe ish-kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në raport me çfarë u shfaq në fushatë.
Në komunikimin që pati paraditen e sotme me gazetarët në Llogara, ku po zhvillon një mbledhje informate me qeverinë, ai komentoi deklaratën e Metës i cili tha pak kohë më parë se nuk do dekretoj qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, për të cilin tha se ishin ditë me emocione kur bënte deklarata të tilla.
“Gjithkush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë”, u shpreh Rama.
Më tej ai cilësoi si opozitë të vërtetë Partinë Demokratike, ndërsa për LSI tha se “është në opozitë nga halli”, duke shtuar se në program dhe ide është më pranë qeverisë.
Po ashtu Rama mohoi që të jenë shkrirë ministritë e drejtuara nga LSI, duke deklaruar se “Kemi shkrirë edhe atë të Financave me atë të Ekonomisë, që nuk drejtoheshin nga LSI”.
Lidhur me bashkëpunimin me opozitën, tha se nuk beson se me Lulzim Bashën do të ketë takime të përjavshme, por nënvizoi se “do të ketë takime ndoshta një herë në dy apo tre muaj për diskutimin e çështjeve. Unë mendoj se kjo është tërësisht e mundur”.
Rama lajmëroi edhe shkurtime në administratë, duke deklaruar se bashkimi i ministrisë së Ekonomisë me ministrinë e Punës do të bëjë një ministri, jo një federatë.
“Kështu që numri do të shkurtohet në mënyrë drastike. Sa i përket shkurtimeve, nuk kemi ndonjë tendencë. Ne i kemi drejtuar Financat, Ekonominë dhe Punën. Nuk kemi pasur tendencë në shkurtime”, tha Rama
Rama: S’besoj se Meta nuk do e dekretoj qeverinë. LSI, opozitë nga halli

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot