Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 31, 2017

Rama: Nuk do ti ‘zhvesh’ ministrat në qeverinë e re, kam disa dyshime

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka zbardhur arsyet pse në këtë mandate, ministrat e tij do të jenë edhe deputetë, pasi ndryshe nga 4-vjeçari i parë, ata nuk do të dorëzojnë mandatet.
Në një intervistë për Panorama, Rama tha se ministrat nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t’i zëvendësojnë ata.
“Nuk do ta ndjekim këtë praktikë, jo pse nuk funksionoi në mandatin e parë, por sepse na duhet të kemi një kompaktësi të plotë dhe ministrat duhet të kenë një lidhje shumë më të fortë me grupin parlamentar se mandatin e parë”- thotë Rama.
Kreu i qeverisë tregon se çfarë do të bëhet me ata që prisnin të hynin në parlament, për shkak të lënies së mandatit nga ministrat.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot