Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, August 2, 2017

Rama 'infektohet' nga virusi i medias sociale...ja ç'poston nga Mali i Zi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është zyrtarisht me pushime që nga dita e djeshme, por sot i është dashur që t’i drejtohet Malit të Zi, ku po mbahet një samit i rëndësishëm në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut.

Pavarësisht se në këtë samit (ku marrin pjesë vendet e rajonit të Ballkanit) kryeministri nuk ka folur, sërish ka postuar diçka në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Filmimi është kryer disa momente përpara se në podium të ngjiteshin disa personalitete por më i rëndësishmi, Zv.Presidenti i SHBA-ve Mike Pence.
Duke përmendur emrin e Pence, normalisht të shkon në mendje se samiti në fjalë është i një rëndësie të veçantë e kësisoj, edhe video e postuar nga kryeministri, do të ketë një përmbajtje të tillë. Por kur klikon për të parë, ajo që të shfaqet të ndryshon mendjen.
Kryeministri ka filmuar thjesht podiumin bosh ku kanë folur të tjerët, përfshi dhe numri dy i SHBA-ve. Për t’i shtuar kumtin, Rama ka fokusuar me lenten e kamerës së tij logon në qendër të podiumit, që përshfaq Shqiponjën Amerikane.
Video në fjalë të kujton menjëherë fotot apo videot e shpeshta me të cilat jemi mësuar të përballemi çdo ditë në rrjetin social... e mesa duket as kryeministri nuk i ka shpëtuar “virusit” për të mos mbetur pa postuar diçka në rrjet, pavarësisht se ajo mund të jetë... kurrgjë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot