Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 25, 2017

Qeveri e re me kryeministër të vjetër

Kryeministri Edi Rama do të prezantojnë qeverinë e re këtë të diel, më 26 gusht. Më në fund, të gjithë shqiptarët do të njihen me emrat e rinj të qeverisë “Rama 2”. Mediat kanë zbuluar disa prej ministrave të rinj, si dhe detaje nga qeveria e re. Kështu, Rama do të bëjë bashkime ministrish, shkrirje agjencisë, si dhe do ketë një ministri të re, që është ajo e Shtetit për Diasporën.

Pra, të dielën do të dalin emrat e të gjithë ministrave të rinj të kabinetit Rama, por sa të suksesshëm dhe efektivë priten të jenë këta ministra, kjo s’duket të jetë fort e besueshme. Mund të kemi ministra të rinj, por Kryeministri që i drejton është i vjetri, po ai që ishte katër vite më parë.

Qeveria e re apo ministrat e rinj nuk pritet të sjellin asgjë të re. Është po ajo qeveri që në katër vite nuk bëri asnjë investim madhor apo projekt strategjik për vendin. Rritjen ekonomike e ka reflektuar vetëm projekti TAP, që është projekt i qeverisë Berisha.

Një qeveri që nuk u përfundoi dot asnjë rrugë, as atë Tiranë-Elbasan, as rruga Qukës-Qafë Plloq, Bay Pass i Fierit, nuk u bë me tre korsi autostrada Tiranë-Durrës, etj.

Nëse do presim nga një qeveri e re me një kryeministër të vjetër, do të ishte e vështirë të ishte shpresëdhënëse, për shkak se Rama vetë në konceptin e tij tregoi se nuk kishte prioritet investimet madhore, por ai i mëshoi fort rilindjes urbane, pra fasadave dhe ndryshimeve të qendrave të qyteteve, duke projektuar dhe investuar në sheshe apo pedonale, të cilat kanë zgjatur katër vite për t’u ndërtuar dhe s’kanë mbaruar ende. Këtu kemi parasysh të famshmen Lungomare.

Pa bërë një analizë të thellë për ekonominë, arsimin, që mund të quhen dy skandale të plota të Ramës, i cili megjithëse fitoi, çfarë mund të presim kur që ditën e parë kur ka ardhur ka rritur me 50% taksat, që shkojnë deri në 200%. Njerëzit mund të pranojnë rritje taksash për zhvillimin e vendit, por këtë s’po e shohim. Edhe te arsimi, Rama do jetë prapë me të njëjtin mentalitet. Arsimi do jetë peng i Henri Çilit, i biznesmenëve, që duan të mbushin xhepat dhe jo të krijojnë një klasë të lartë intelektuale.

Tri shtyllat kryesore, infrastruktura, ekonomia, arsimi, të cilat në fakt s’ka fare rëndësi nëse do i drejtojë Lindita apo Gjiknuri, kreyministri do jetë po ai, i njëjti vizion si katër vitet e shkuara. Ai nuk ka folur akoma për të ulur taksat dhe s’ka thënë asnjë fjalë për zhvillimet në infrastrukturë apo zhvillimet në arsim. Këtë nuk e bëri as në fushatë elektorale, kërkoi timonin pa bërë asnjë premtim. Katër vite më parë ai premtoi shumë dhe të vetmin premtim që mbajti ishte rilindja e Partisë Demokratike.

Këtu nuk po përmendim bujqësinë dhe dështimet e tjera, nuk po i hyjmë në thelb analizës, por po themi se shqiptarët nuk kanë pse presin me ankth kush do jenë ministrat e qeverisë së re, sepse duket që misioni i kësaj qeveria ka qenë i qartë në këto katër vite.

Megjithëse shqiptarët ja dhanë timonin Edi Ramës, problemi është se jo gjithmonë shoferi mund të drejtojë mirë, mund ti jepet edhe timoni i gabuar, sepse është njëlloj si shoferit të një Saurreli të kohës së diktaturës t’i japësh të drejtojë një Ferrari. Rama di të ngasë Saurrel, por jo Ferrari, prandaj ato që thamë më lartë nuk duket se problemi i qeverisjes së vendit janë emrat, por vizioni dhe mentaliteti i kryeministrit.

Ky është po i njëjti, vetëm me një ndryshim, tani është në timon i vetëm, por me shumë gjasa ai di të ngasë vetëm Saurrel, megjithëse nuk ka as patentë

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot