Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në
afërsi të fshatit të Pishkashit.
Lagështia edhe shpejtësia jashtë normave të lejuara
mendohet se ka qenë shaku i këtij
aksidenti. Automjeti ka devijuar nga rruga kryesore duke u përplasur brutalisht
me shkëmbin e malit. Përplasia e ashpër me shkëmbin edhe humbja e kontrollit të
mjetit ka sjell si pasojë plagosjen e drejtuesit të automjetit A.L me disa gërvishtje
të lehta në trup. Fatmirësisht nuk raportohet të lënduar nga ky aksident, por
vetëm dëmë materiale të makinës.
Bllokimi i rrugës nga kjo përplasje solli trafik të
rënduar të automjeteve për gati 20 minuta.
Një dëshmitar i rastit shkruan për redaksinë e “Bukëthate.ga” se: “Ishte një përplasje e rëndë e dëgjova zhurmën
e madhe, shkova me vrap të shikoje se cfarë kishte ngjarë edhe fatkeqsisht
ishte ky aksident, lajmerova policinë që
e cila është duke ardhur. Shyqyr që ska të lënduar sepse do ishte e rëndë”
shkruan H.L., banorë i fshatit Pishkash.
Bëjmë me dije se ky ask rrugor ka pasur shumë
aksidente fatale në vite. Kthesa e vështirë, terreni i lagur, mosnjohja e rrugës
ka sjellë shumë pasoja vdekjeprurse për
drejtueset të automjeteve. Sipas disa statistikave pikërishtë në këtë vend
numurohen mbi 300 aksidente në vit.
No comments:
Post a Comment