Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 20, 2017

Presidentja Jahjaga përmirëson fjalimet me vetëm 500 euro (Foto)

Dëshironi të mbani fjalime të mira si Presidentja Atifete Jahjaga dhe të bëheni lider si Barack Obama.
Atëherë hyni në Internet dhe porositni “Telepromter Presidencial”, për vetëm 500 euro.

E dini se çfarë është Telepromteri? Telepromteri është një pajisje elektronike e cila shfaqë fjalimin e personit para tij dhe të cilin mund ta shoh vetëm personi i cili e lexon atë.
Këtë metodë të fjalimeve presidentët amerikanë e kanë përdorur për vite të tëra. Bill Clinton, George W. Bush dhe së fundmi Barack Obama kanë qenë dhe janë aktualisht adhurues të këtyre pajisjeve të cilat ndihmojnë ata për tu dukur më mirë në Kamera dhe duke mos e humbur shikimin nga publiku.
Në bazë të asaj që kemi parë deri sot Barack Obama e ka shfrytëzuar më së miri këtë metodë pasi që fjalimet e tij kanë zgjuar interesim jo vetëm në SHBA por edhe jashtë saj, duke e quajtur si një ndër oratorët më të mirë të globit.
Ndërsa nëse e keni pyetur veten se si brenda një periudhe shumë të shkurtër fjalimet e presidentes Jahjaga janë përmirësuar dukshëm, atëherë tani po e dini përgjigjen.
Megjithatë edhe pse me vonesë pak, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila në fjalimet e fundit ka befasuar për të mirë duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme në paraqitjet e saj duket se ka nisur ta mësoj metodën e përdorimit të kësaj pajisje.
Telepromteri me të vërtet e shfaqë tekstin përpara personit që e lexon mirëpo duhet finesë, shkathtësi dhe qetësi shpirtërore për ta përdorur atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
E këto virtyte po shihet që presidentes Jahjaga nuk i mungojnë.  
safe_image.php

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot