Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 18, 2017

Policia shtohet me një tjetër institucion, ja cila është njësia më e re e krijuar


+Krijohet Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh është ngritur dhe funksionon Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore.
Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar, të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 radarë, 4 alkoolteste.
Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është:
Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti. Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore. Eskortimet elitë. Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.
Njësia Operacionale gjate ditës së djeshme, ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes. Gjatë kontrollit u konstatuan shumë shkelje të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore.
Tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara ishin shkeljet kryesore të rregullave te qarkullimit rrugor. U konstatuan nga mjetet teknike Radarë, mjete me shpejtësi në kufijtë 130 – 170 km në orë. Për këtë, u pezulluan 98 leje drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.
Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara. Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot