Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Policia bashkon forcat me Italinë, ja se çfarë po ndodh në qiellin shqiptar (Video)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza kanë nisur një “ekspeditë” këtë të enjte.

Në qiellin shqiptar janë ngritur për kontrolle të terrenit dhe evidentimin e lëndëve narkotike një avion special italian dhe një helikopter i posaçëm i forcave shqiptare.
Policia e shtetit vijon kështu në bashkëpunim dhe me autoritetet italiane inspektimin e terrenit shqiptar për gjetjen e plantacioneve të kanabisit jo vetëm nga toka por edhe nga ajri.

Njoftimi i plotë:
Vijon zbatimi i protokollit ajror me avion të posaçëm si dhe kontrolli e rikontrolli i të gjitha zonave bazuar në analiza të përbashkëta risku dhe plane të përbashkëta fluturimi.
Monitorim ajror i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Si asnjëherë më parë, një koordinim forcash dhe bashkëpunim në formacion i mjeteve ajrore të dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe hetimit të kriminelëve që tashmë e kanë fare të qartë se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare.
Policia e Shtetit do të kontrollojë e rikontrollojë çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t'u arritur Policia e Shtetit e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka.
Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit.
Kordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot