Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, August 2, 2017

Policia asgjëson dy plantacione në Krujë, por trafikanët i ka “përpirë dheu”... (Foto)

Policia vijon me operacionet anti-kanabis dhe këtë të mërkurë ka arritur të evidentojë dhe asgjësojë dy plantacione në Krujë, njërin në fshatin Mallkuq dhe tjetrin në fshatin Mafsheq.

Por në të dyja rastet, kultivuesit nuk gjenden. Në rastin e parë policia ka një pistë për personin që ka mbjellë rreth 52 bimë kanabis, por në të dytin, efektivët nuk bëjnë me dije inicialet apo identitetin e kultivuesit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Asgjesohen 123 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vijuar edhe ditën e djeshme zbatimin e planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në datë 01.08.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mallkuq, Njësia Administrative Bubq u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 52 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është  shtetasi A.U. 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mafsheq , Njësia Administrative Cudhi u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 71 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot