Një aksident me pasojë pesë persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushe Krujë- Milot.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërsa sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete.
Mësohet se janë përplasur një fuoristradë me targa greke, një "Audi" me targa Kosovë dhe një "Volswgen me targa shqiptare.
Të plagosurit u transportuan drejt spitalit për mjekim. Tre prej tyre në gjende më të rëndë u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e plota të aksidentit i cili bllokoi trafikun për disa minuta në Thumanë 
No comments:
Post a Comment