Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 19, 2017

Përdhunon me dhunë të fejuarën e tij 10 vjet më të vogël arrestohet 30 vjeçari pas denoncimit

Një 30-vjeçar u denoncua për përdhunim nga e fejuara e tij vetëm 20-vjeçe. Policia bën me dije se është vënë në pranga të enjten. Burimet thanë se 30-vjeçari me iniciale J.H., është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit nr.1 që e kishin shpallur në kërkim më 15 gusht, pas denoncimit që bëri ndaj tij, shtetasja R.L., 20 vjeçe.
Mësohet se gjatë deklarimeve që ka dhënë para hetuesve, i dyshuari ka mohuar akuzat e së fejuarës, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kishin qenë gjithmonë me dëshirën e saj dhe në asnjë rast nuk ka abuzuar me të, shkruan Panorama.
Megjithatë ai ka pranuar pjesërisht akuzën tjetër të ngritur nga Policia, atë të dhunës në familje, duke deklaruar se në ndonjë rast nervozizmi mund të ketë ushtruar dhunë psikologjike ndaj të fejuarës, por asnjë herë nuk e ka goditur.
Shtetasi me iniciale J.H., u denoncua për marrëdhënie seksuale me dhunë nga e fejuara e tij mesditën e datës 15 gusht. Vajza me iniciale R.L., pretendonte në Polici se, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe jashtë dëshirës së saj, përgjatë dy muajve të fundit.
Vajza ka treguar se ishte fejuar me 30-vjeçarin para rreth 6 muajsh, ndërsa dy muaj më parë ai e ka përdhunuar, pasi ajo kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë me të.
Pas këtij momenti, i dyshuari i ka premtuar vajzës që nuk do të abuzonte më me të, por nuk duhej t’i tregonte askujt. E megjithatë vajza ka deklaruar se nuk kishte ndodhur ashtu. Ai kishte vijuar të abuzonte seksualisht me të, në banesën e prindërve të tij, por edhe të vajzës, sa herë që ndodhej vetëm me të.
Madje vajza pretendon se edhe është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga 30- vjeçari, i cili e kërcënonte që të mos i tregonte askujt, në të kundërt do të ndahej me të dhe do t’i bënte keq familjarëve të saj.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot