“Kapobanda Sali Butka, që atëherë paguhej nga
austriakët, e vendosi kampin në Gjergjevicë.
Prej andej iu dërgon një letër voskopojarëve duke i
paralajmëruar t’ia dorëzonin qytetin e tyre. Voskopojarët, gati të gjithë të
armatosur dhe të inkurajuar nga disa francezë që ishin mbërritur ato ditë në
Voskopojë, dhe që i kishin këshilluar t’i mbanin pozicionet, në vetë qytetin
disa orë deri sa ata t’u vinin në ndihmë, iu përgjigjën Sali Butkës duke ja
refuzuar hyrjen në qytetin e tyre.
Më 28 tetor u dërguan nja 100 grekë-venizellistë me
oficerët e tyre. ...ndërkohë, Sali Butka që kishte marrë përgjigjen negative të
voskopojarëve, u vu në marshim kundër Voskopojës në krye të 2000 komitëve midis
të cilëve figuronin gjithashtu ushtarë të rregullt dhe oficerë austriakë.
Venizellistët kishin mbërritur kur nisi beteja; ishte mesditë e të dielës;
beteja zgjati deri në mbrëmje. Komitët që kishin epërsi numerike fituan.
Ata hynë në qytetit tashmë gati të boshatisur nga
banorët që ia kishin mbathur. 300 shtëpi që strehonin 400 familje u plaçkitën,
pastaj u dogjën nga komitët. 300 burra gra e fëmijë që u kapën në befasi duke
ja mbathur, u vranë ose masakruan, përveç 30 dyqaneve plot mallra të ndryshme
që u plaçkitën e dogjën. ....Nga 24 kishat e vjetra, të shkatërruara dhe
plaçkitura, të gjitha objektet e shenjta, veshjet fetare të çmueshme, kryqet e
zbukuruara me diamante, midis të cilëve një kryq antik, prodhuar prej druri të
shenjtë mbi të cilin ishte kryqëzuar
Shpëtimtari, ungjilla, libra dhe shumë objekte të
tjera të çmuara prej ari dhe argjendi, u vodhën; pas katastrofës mbeten vetëm 3
kisha. Gati e gjithë biblioteka e qytetit të vjetër, në të cilën kishte libra
të çmuara, të shtypur në shtypshkronjën e vjetër të qytetit, dhe madje
dorëshkrime shumë të vjetra, të shkruara mbi lëkurë, më të rëndësishmet u
grabitën dhe të tjerat u dogjën. Do ta mbarojmë këtë histori të trishto të
katastrofës më të madhe që ishte parë në këtë vend në kohërat më të largëta
duke raportuar bëmat e poshtra të njërit prej oficerëve austriakë?!
No comments:
Post a Comment