Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 24, 2017

Pasi i quajti "leshko" e të paaftë, Rama i ngre rrogën ambasadorëve. Lë jashtë diplomacisë Bushatin

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim ambasadorët e Shqipërisë, ku pasi i ka bërë për dush të ftohtë u ka dhënë  lajmin e mirë, atë të rritjes së rrogave. Fjala e Ramës duket si një realitet i dyfishtë ku nuk sinkronizohen kritikat me pagat e larta. Mirëpo, duket se kryeministri e paska strategji kritikën dhe tonin e lartë e denigrues për punonjësit e tij.
Përveç kësaj, Rama ia bëri të qartë edhe Ditmir Bushatit se si e sheh ai diplomacinë e tij. Me një fjalim "të tmerrshëm" në Ministrinë e Jashtme, Rama i quajti "të leshtë" ambasadorët dhe "atavike" diplomacinë tonë, që sipas kryeministrit "nuk na duhet më as për 4 muaj e jo më 4 vjet".
Mes rreshtave, Rama përmendi "ministrin e mandatit të ri" duke lënë të paqartë nëse ky do të jetë Bushati apo jo, por diplomacinë shqiptare sot, e krahasoi me kohën e komunizmit në rutinën e saj.
Duhet qartësi, përkushtim, disiplinë dhe një nivel tjetër organizimi mes shërbimit të jashtëm, kësaj ministrie dhe ministrive të tjera të zhvillimit në vend. Duhet të jeni të gjithë të bindur që unë e njoh volumin e madh të punës që ka shërbimi i jashtëm. Ka ende shumë për të bërë deri kur kjo pjesë kaq sensitive të kalojë tërësisht online. Nuk ka diskutim se rruga është e duhura, rezultatet janë inkurajuese. As nuk diskutohet që ne do të bëjmë më shumë për të garantuar mundësi dhe kushte dinjitoze në punën dhe jetesën tuaj. U kam kërkuar ekspertëve tanë që të paraqesin disa skenarë të rritjes së kontributit financiar për ju. Diferenca e madhe e pagave mes nesh dhe vendeve të rajonit ka ardhur koha të ngushtohet dhe brenda këtij mandati të zerohet”.
Por shefi i qeverisë kishte edhe kritika kur tha se nuk kanë dhënë asnjë ide dhe projekt për përmirësimin e situatës.
E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomik të huaj që i keni sjellë ju. Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë”, tha Rama.
rama

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot