Ismail Morina me shumë mundësi do të ekstradohet në Serbi. Gjykata e Shkallës së parë të Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë të ashtuquajturin Ballisti, pavarësisht se dosja e tij u mor përsipër nga autoritetet gjyqësore të rishqyrtohej nga e para.
Kanë qenë familjarët e Morinës ata që kanë vënë dispozicion vendimin e fundit. Pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur ta ekstradojë shqiptarin tek autoritetet e Beogradit.
Tashmë pritet hapi i radhës nga pala mbrojtëse, e cila me shumë mundësi do të vendosë ta apelojë vendimin brenda 3 ditëve sërish në Gjykatën e Lartë.
Por edhe nëse kjo e fundit vendos ta ekstradojë, fjalën e fundit do ta thotë ministri i Drejtësisë kroate, i cili ka tagrin për të bllokuar ekstradimin e Ballistit drejt Serbisë.
Ishte kjo gjykatë që rreth 3 javë më parë vendosi ekstradimin e Morinës në bazë të kërkesës së autoriteteve serbe, të cilat e kanë shpallur në kërkim Morinën për ngritjen e dronit me banderolën “Autochthonous” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, tetorin e vitit 2014 në Beograd.
Disa ditë më parë, Ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi.
Sipas raportit, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës është një kërkesë politike dhe se Morinës mund t’i mohohet një proces i rregullt ligjor në Serbi dhe madje mund t’i rrezikohet edhe jeta. Ismail Morina u arrestua në muajin qershor në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë 
No comments:
Post a Comment