Pak ditë më parë e masakruan me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup, por sot mesa duket i kanë dhënë një tjetër “paralajmërim”.
Shefit të Policisë Kufitare në Vlorë, Sadik Ceka ditën e sotme i kanë djegur makinën e parkuar përpara shëtisë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03.40, të mëngjesit të sotëm në lagjen ''Pavarësia'' të qytetit bregdetar të Vlorës.
Menjëherë pas njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar duke u djegur mjetin tip ''Skoda'', në pronësi të Sadik Cekës, punonjës policie, me funksion shef i stacionit të pikës kufitare Triport.
Vetë Ceka thotë se nuk ka asnjë problem, por duket se 2 ngjarjet e ndodhura brenda 3 ditësh, tregojnë të kundërtën e asaj që thotë shefi i Policisë Kufitare.
No comments:
Post a Comment