Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Nuk kthen borxhin, shkodrani merret peng nën kërcënimin e armës

Një person është marrë peng në Velipojë, për shkak të një borxhi të pashlyer. 

Autoritetet e zbuluan ngjarjen pasi automjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Plazhit.
Kjo është bërë shkak që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.
Mësohet se autoritetet kanë mundur të identifikojnë si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra. Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur.
Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të mjetit dhe po punon për lokalizimin dhe më pas lirimin e personit të marrë peng. Burime për tvklan.al thonë se identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit.
Policia mësohet se ka tentuar përmes familjarëve të autorit që të kontaktojë me të, për të negociuar lirimin e pengut, por deri më tani tentativat kanë qenë pa sukses. Nuk kthen borxhin, shkodrani merret peng nën kërcënimin e armës

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot