Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, August 2, 2017

Masakra natyrore në Sarandë, ujërat e zeza përfundojnë në liqenin e Butrintit

Problem këtë radhë është bërë sërish një pjesë e tubacionit me presion të lartë që ka pësuar çarje. Kështu, specialistët e Ujësjellës kanalizimeve thonë se tubacionet janë carë për shkak të cilësisë së dobët nga firma kontraktuese. Derdhja e ujërave të zeza nisi para 15 ditësh kur në Sarandë, u ca tubi i cili dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit të tyre dhe si pasojë në liqenin e Butrintit vërshuan ujërat e zeza të cilat ndikuan në ngordhjen edhe të pak midhjeve që i kishin mbijetuar temperaturave të larta.
Ditën e mërkurë grumbull me ujëra të zeza është mbledhur afër një gjiri ku ushtron aktivitetin edhe një restorant-bar privat. Specialistët e ndërmarrjes së ujësjellës – Kanalizime së bashku me drejtorin Sheme Lulo pasi e panë vendin nga afër dërguan agregatin për të pastruar këtë pjesë e cila po shpërndahej në të gjithë liqenin.
Pronari i biznesit jashtë kamerës tha se kjo situatë ka ndodhur ditën e djeshme në darkë dhe ngado mbizotëron era fekale. Specialistët e ujësjellës – kanalizime të Sarandës nuk pranuan të flasin për mediat. të njëjtin qëndrim mbajti edhe Inspektorati i Mjedisit pranë Bashkisë  me synimin për të shmangur zhurmën që mund të trembë turistët.
Kështu, pas prishjes së tubacionit kryesor tashmë është gjetur një zgjidhje provizore pasi prej 15-ditësh ujërat e zeza të qytetit e Sarandës derdhen në lumin e Bistricës siç e shihni edhe nga pamjet. Kjo zgjidhje përbën një kthim në mënyrën  e vjetër, përpara se të zgjidhej problemi i përpunimit të ujërave të zeza. Distanca e derdhjes së ujërave të zeza nga deti është rreth 50 metra në vendin e quajtur Kanali i Çukë

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot