Një 85 vjeçar nga qyteti i Durrësit i ka dhënë fund jetës së tij në kushte të rënduara psikologjike gjatë ditës së djeshme
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 85 vjeçari H. L., është gjetur i vetëvarur në lagjen Nr. 15, Durrës në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij.
Kanë qenë familjarët e të moshuarit ata që kanë konstatuar vdekjen e tij dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se vdekja e 85 vjeçarit është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.
No comments:
Post a Comment