Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, August 7, 2017

“Na jep euro, ose ta tregojmë vendin”, pezullohen nga puna dy policët që kërcënuan turistin kosovar

“JOQ” publikoi sot denoncimin e një shqiptari të Kosovës i cili është përballur me sjelljen aspak profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ai tregon se është nisur nga qyteti i tij për në bregdetin shqiptar gjatë orëve të natës dhe e papritura i ka ndodhur me policinë tonë. E kanë ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, teksa fëmijët e tij ishin në gjumë dhe pasi e gjetën me të gjithë dokumentacionin të rregullt, hashiqare i kërkuan bakshish.
“Mirëmëngjesi JOQ! Doja të bëja një denoncim. Mbrëmë u nisa nga Prishtina për në bregdetin shqiptar me nusen dhe dy fëmijët. Rreth orës 4:30 të mëngjesit, më ndali policia afër Fushë-Krujës. Pas 20 minutash këmbëngulje, u bindën se siguracionin e makinës e kisha të vlefshëm për të lëvizur edhe në Shqipëri. Si rrjedhim, më kërcënuan që ose t’u jepja 10 euro për kafe ose do ta gjenin se për çfarë të më penalizonin.
Unë këmbëngula që të mos u jepja asgjë, kështu që më gjobitën 5000 lekë të reja për rripin e sigurimit. Arrita të merrja numrat e policëve. Numrat e tyre ishin përkatësisht 08258 dhe 07935 dhe vetura e tyre kishte targën MB-296 AA. Shpresoj që dikush të merret me këtë çështje.
Është për të ardhur keq mënyra si na shohin neve nga Kosova një pjesë e shqiptarëve: si gjahun e tyre veror. Shqipërinë nuk e ndërroj me gjithë botën dhe pikërisht ngaqë e dua, nuk dëshiroj ta shoh në këtë gjendje. Dëshiroj të mbetem anonim. Do të dëshmuar me gjithë qejf përpara gjykatësve për këtë rast që policët më kërkuan para në vend të gjobës. Kalofshi mirë.”, denoncoi turisti kosovar.
Por pas kësaj ka reaguar edhe Policia e Durrësit e cila njofton se “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave”.
Nga verifikimet e kryera është konstatuar se në lidhje me rastin e denoncuar, për mjetin në fjalë është vendosur një masë administrative nga patrulla e Policisë.
Për veprime të mëtejshme më të hollësishme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe marrjen e masave përkatëse.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon çdo qytetar për bashkëpunimin dhe mediat për denoncimin, duke garantuar marrjen e masave konkrete ndaj punonjësve që shkelin ligjin. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot