Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 4, 2017

LIBRAZHD/Skandali i drejtoreshës së shkollës së mesme “Ibrahim Muça” kërkon lekë kesh për diplomat edhe certifikatat

Ditën e sotme në redaksinë tonë  një maturante nga shkolla “Ibrahim Muça” ka denoncuar drejtoreshen e shkollës për abuzim me detyrën.

Drejtoresha e shkollës në Librazhd Klarita Lumani në datën 22.07.2017 në kohën ku maturantët duhet të paraqiteshin në shkollë për të marrë diplomën e tyre si dhe certifikatën e notave, drejtoresha në fjalë u ka kërkuar nxënësve të saj të paguanin 500 lekë të reja (5.000 të vjetëra)për të marrë këto dy dokumente kryesore.
“Në asnjë  gjimnaz tjetër  tw Shqipërisë nuk paguhen para për këtë gjë sepse keto dokumenta vijnë nga Ministria e Arsimit dhe me pas në Zyrat Arsimore të cilat i shpërndajnë nëpër shkolla. E njëjta drejtoreshë ka bërë të njëjtën veprim të turpshëm,  marrjen e parave edhe para dy vitesh më parë, edhe këtë vit. Para për të cilat ne nuk marim asnjë mandat për këtë taksë të re, por jepen drejtperdrejtë kesh nga dora e drejtoreshës, e cila nuk na jep asnjë shpjegim se pse po i paguajmë këto lekë. Kjo është një nëpërkembje dhe shkelje e të drejtave tona si nxënës të arsimit publik i cili presupozohet se eshte falas”- është shprehur e shqetësuar maturantja e shkollës së mesme “Ibrahim Muça”.
Ky denoncim do të merrët parasyesh nga policia si dhe nga një grup hetimor për të verifikuar vërtetësinë e kësaj ngjarje të shëmtuar nga drejtoresha e shkollës së qytetit të Librazhdit Klarita Lumani.

BUKETATE.GA

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot