Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 17, 2017

LIBRAZHD/Nusja që futi në konflikt dy fiset nga Gizaveshi, kush e vrau që ndaloi hasmërinë mes palëve?

Sipas një gojëdhëne të vjetër thuhet se në territorin e fshatit Gizavesh në lashtësi jetonin dy fise: Fisi i Gjorucit dhe fisi i Lakucit me shtrirje të vendbanimeve të tyre në vendet e quajtura ende sot Kodra e Gjorucit, te ish shtëpia e Adem Tocës dhe Kodra e Lakucit, përballë përroit të Ballës.

Sipas gojëdhënës dy fiset hynë në konflikt për shkakun e një nuseje. Në ditën e martesës, ndërkohë që nusja ishte në kalë nisi përleshja mes dy fiseve, ku njëri po e merrte atë, ndërsa tjetri pretendonte për t’ja marrë.

Beteja me shpata dhe shigjeta vazhdoi për disa orë me humbje nga të dyja palët. Aty kalon një udhëtar i cili pyet se përse bëhet kjo gjakderdhje mes palëve. Rrugëtari, mbasi mëson arsyen thërret me zë të lartë: -“Vritni nusen”! Një nga pjesëmarrësit në konflikt qëllon nusen me shigjetë duke e vrarë atë. 

Kështu, vrasja e nuses çon në ndërprerjen e gjakderdhjes mes palëve. Kjo ngjarje i përket antikitetit të vonë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot