Kemi dëgjuar shpesh për gojëdhëna apo legjenda të
ndryshme të shpellave në Shqipëri, por në një fshat të bukur të juglindjes ekziston
një shpellë e cila ka një legjendë interesante edhe mistershme.
Disa kilometra larg qytetit te bukur të Librazhdit
ndodhet një fshat i vogël. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një vendi të lënë
pas dorë, shtëpi të vjetëra, njërëz bujar, por pikërishtë në këtë fshat ndodhet
një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante. Çfarë ka të vecantë
kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera? Si e tregojnë banorët aventurat e
tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh
gjithmon një hërë në 12 muaj gurët shpëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim
total rreth 15 kilometrash? Çfarë ka
ndodhur më disa djem para disa vjetësh në këtë shpëllë? Këto edhe shumë fakte
interesante do ti gjeni më poshtë.
Kjo shpellë
quhet “Shpella e Plakës”. Ky vend mban mbi supe shumë gojëdhëna, por njëra më
interesantia që banorët tregojnë është:
“Shumë kohë më para në këtë shpellë banonte edhe
jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çastin e
lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur
e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë. Nga bukuria e saj shumë
djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën
me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë. Ajo vajzë, përherë
është parë pa asnjë rrob ne trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj
dite në këtë shpëllë ky rit vazhdon akoma, sapo djelli të lind vajza e bukur
josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.
Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy
fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e
pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të
saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e
vërtetë.
Sipas legjendës thuhet që: “ Cdo njeri që hynte në
shpellë ktheheshe në gurë të veçantë që shpëlqen nën rrezet e diellit”, në fakt
të tremb ideja ta mendosh, sepse në shpellë ekzsitonin këta gurë që po shihni në
foton e mëposhtëme.
Banorët tregojnë se çfarë avenutash kanë kaluar tek
kjo shpellë, por një banor I cili jeton
në Itali tregon një histori të vetën që i ka ndodhur shumë kohë më përpara: “Shumë
vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në
fakt të gjithë ashtu ishim. Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit
që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të
hyje. Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej
sikur ishin diamantë. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri
paniku. Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë
dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë
duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte
shumë hyrje edhe nënkalime. Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë,
na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz. Ajo natë ka qenë nata
më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si
me magji por ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nese do të kishe fatin
ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte
ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi. Sapo na nxori
nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë
mes të keqijave. Shkuam në shptëpi edhe kurrë nuk këmi hyrë më brenda në atë
shpellë” shprehet banori A.K.
Kushtet litologjike apo edhe proceset e tjera
natyrore e kanë kthyer këtë vend një bukuri të veçantë. Gurët e saj që janë të
varur në shpellë, shpëlqimi i tyre të fut në një botë krejt tjetër imagjinare
saqë për disa minuta shkëput lidhjet me botën reale duke i lënë vend imagjinatës.
Ndërthurja e bukurisë me legjendën e kësaj shpellë i jep një rëndësi si
kulturore por edhe ekonomike, pasi në pesë vitet e fundit turistët janë shtuar
mjaftueshëm.
Sipas banorve të fshatit nëse do që të provosh të tëntosh
të hysh brenda të nevoitet me patjetër një mjet ndricimi.
Nëse doni ilaçin më të mirë në botë: një udhëtim të
gjatë, në një sezon të butë, në një vend të këndshëm, në mjedise çlodhëse si “Shpella
e plakës” do të jetë i duhuri.
Daniel
Mucaku
No comments:
Post a Comment