Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 27, 2017

Librazhd/Dhunon babin e tij edhe e brakstis në mes të katër rrugëve: “Shpresoj mos ta zërë mallkimi im”


Të gjithëve na kanë ndodhur të kemi konflikte në familje të cilat mund të përfundojnë në paqe, por ka edhe raste kur dëbohesh nga shtëpia.

“Djali im i vetëm më dhunoi edhe më largoi nga shtëpia ime, më largoi nga familja edhe nga pronat e mija”- shprehet ai I pikëlluar.

Ai është A.Koci nga qyteti i Libarzhdit por është shpërngulur disa vitë më parë në Tiranë. Teksa tregon historinë e jetës së tij sytë i mbushen me lot edhe kujton me nostalgji kohët e së shkuarës, kujtime e bukura të tij. Ai zgjohet në mëngjes nëpër stolat e qytetit të Tiranës sepse nuk ka ku të fut kokën. Ai tregon se me  origjinë është nga Librazhdi por është shpërngulur në Tiranë për shkak se fëmijët e tij ishin në shkollë aty.

Historia e këtij të moshuari 58-vjecar është prekse, asnjë nga familjarët e tij  nuk e di nëse ai është gjallë apo jo. “Do doja ta ktheja kohën prapa edhe të mos I bëja ato gabime që më kushtuan jetën. Unë kam bërë gjithcka qe fëmijët e mi të rriten të arsimohen madje jam me borxhe deri në fut vetëm se dua që fëmijet të jenë me shkollë . Edhe e di se cfarë? Ma shpërbyen më së miri. Më dhunuan, më nxorrën nga shtëpi që prej një jave. Kam plagët në trup por më vjen zor ti tregoj këtu në mes të rrugës. Ore djalë nuk e di por kam unë një pyetje për ty. A nuk është fundi I botës kjo që po ndodh? Ta rrisësh sa një copë mishi, sa dora ime ka qenë, dhe  unë se kam prek qimen sepse me dhimbsen, ai çfarë bën? Ai  më godet me karrike kokës. Ahh… do shkoj në Greqi do punoj nuk kam cfarë të bej ata smë fusin në shtëpi ka qenë gjashtë herë dje, sot, pardje, por e njënjta gjë. Fundja nuk jam pishman se djali im më goditi, shpresoj që lotët e mi, edhe mallkimet e mia mos  ta zërë. Nuk ka gjë më të keqe kur të mallkon baba që të solli në jetë”- e mbylli ai duke u larguar me lot në sy.

Rastë të tilla ndoshta mund të ketë plotë, por familja është gjëja më e rëndësishme në botë e dini pse?  Familja është zbukurim, nuk është pronë. Nëse e shohim si lule, atëherë sikur që kënaqemi me të, kemi dhe përgjegjësi për të pavarësisht se cili është roli ynë.

D.Mucaku 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot