Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme gjatë pasdites në rrugën nacionale Qukës-Librazhd. Një makinë mallrash tip Mercedez-Benz ka humbur kontrollin duke rënë ne një greminë pranë rrugës së fshatit Qukës-Karkavec.
Sipas banorëve të alarmuar mendohet se shkaku ka qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara por gjithashtu edhe nuk përjashtohet probleme teknike të automjetit.
Kjo kthesë vdekjeprurse ka marrë me vete shumë njërëz por në rastin konkrete ka vetëm dëme materiale edhe palgë të rënda në trup edhe disa dëmtime në kafkë të drejtuesit të automjetit.
Drejtuesi i automjetit ka qenë me fat pasi distanca e rënies së makinës në greminë në vendin e njohur “Varrezat” ka qenë rreth 15-metra poshtë, por fatmirësisht shoferi ishte i paisur me rrip sigurimi duke eleminuar rrezikun për jetën.
Policia është duke hetuar për shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë makina nuk është nxjerrë akoma nga gremina.
No comments:
Post a Comment