Të gjithve na ka
ndodhur të shkojmë nëpër dasma të
qyteteve të ndryshme. Ajo që bie në sy mbi të gjitha është grupi muzikor i
zgjedhur nga organizatori i atij gëzimi familjar.
Në zonën e Elbasan-Prrenjas pas një statistike në
portalin tonë rezultoi se Astrit Belba është këngëtari edhe grupi më i
mirë muzikor. Astrit Belba tashmë i njohur në këto vise ka dëshmuar aftësitë e
tij duke marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme folkrorike qytetare kombëtare
edhe ndërkombëtare.
Ja si shkruan një
qytetar për këtë grup: “Mund të them që është grupi më i mirë që kam dëgjuar
ndonjëherë, ka edhe këngëtar të tjerë të talentuar si Klodian Polisi, Vëllezerit
Korça, etj, por ajo që më pëlqen është organizimi i bandës së tyre. Ju siguroj
se nëse do ta dëgjosh live tek këngon nuk do hezitosh, por edhe të mos dish të
kërcesh muzika e tij të meson vetë”.
Këngëtari i mirnjohur në
rajonin juglindor ka publikuar në Youtube katër videoklipet e tij që janë
pritur shumë mirë nga fansat. Tashmë këngëtari ka berë publik edhe
kanalin e tij personal në Youtube me emrin Astrit Belba Office.
“Më lejoni të përshëndes të gjithë fansat e mi. Jam vërtetë i gëzuar pasi ndiej se puna ime
vlerësohet. Unë bashkë me grupin tim
muzikor jemi mundur të sjellim më të mirën tonë edhe kështu do të jetë gjithmon.
Dua të shtoj dicka se, nëse unë kam njëzet argumente për ekzistencën e
Perëndisë, atëherë muzika është një prej tyre e dini pse?! Sepse shija muzikore
është ajo që shpalos karakterin e një njeriu dhe të një populli”- është
shprehur këngëtari Astrit Belba.
No comments:
Post a Comment