Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 25, 2017

Lë Domosdovën e Përrenjasit, por gjen skuadër në Gjermani/ Ja si shprehet Olsi Beqo për Domosdovën

Ish-futbollisti i Domosdovës, Olsi Beqo ka gjetur ekip në Gjermani.
 

Djaloshi nga Prrenjasi emigroi disa muaj më parë drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me të afërmit e tij.Ai la pas futbollin në vendin tone me shpresën për të ndërtuar jetën atje larg fushave të blerta. Por duket se fati ka qënë me prrenjsakun, i cili ra në kontakt me menaxherin futbollistëve në gjermani, Xhelil Musën.

Musa pas kontakteve me disa klube vëndase, e dërgoi Beqon te ekipi i Hamburg United.
I kontaktuar nga Neësport.al, Beqo pranon se ky është lajmi vërtetë, por është edhe një skuadër tjetër në mes dhe tashmë do të shohë se te cila do qëndrojë.

“U largova nga Përrenjasi drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me të afërmit e mi. Një vend krejt i rid he ndryshe për mua ku më duhej të mësohesha dhe sigurisht të punoja punë të ndryshme.
Për fatin tim të mirë ëndrra ime e futbollit mori jetë edhe në këtë vend dhe kjo sigurisht falë Xhelil Musës.

Me dëshirën e mirë për të më ndihmuar Musa më siguroi disa prova futbollistike në disa ekipe këtu në Hamburg, ku dhe gjeta ekipin që kërkova pas disa seancash stërvitore dhe ndeshjesh kontrolli. Hamburg United është ekipi im i ri dhe jam më shumë se i lumtur për këtë.
E falënderoj jashtë mase menaxherin Musa, dhe ju premtoj që shumë shpejt do të më shihni edhe më lart në kampionatin gjerman”, shprehet Beqo.

“Ndërkohë tashmë është edhe një tjetër skuadër në mes, por më duhet të zgjedh ku do qëndroj”, përfundoi ai.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot